spot_img
Thursday, December 11, 2025
spot_img

Mediat serbe i bëjnë bujë lajmit për fishkëllimin e Xhakës në stadium

Kosova mbrëmë barazoi 1:1 ndaj Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e fundit kualifikuese të Botërorit, me “Dardanët” që siguruan “Play Offin”, teksa “Helvetikët” shkuan në Amerikë për kompeticionin e madh.

Dje gjatë ndeshjes, Granit Xhaka u fishkëllye nga disa tifozë, teksa pas ndeshjes u duk mjaft i mërzitur me këtë pritje në shtëpinë e tij.

E normalisht kjo i kënaqi mediat serbe, që mezi pritën të shpërthenin e ta hiperbolizonin situatën me postimet e tyre në mediat sociale.

Mediumi serb, B92 shkruan: “Xhaka u fishkëllye në Prishtinë: “Më dhemb”. Brenda artikullit të tyre, ata shkruajnë se Xhaka mori fishkëllima të forta.

E mediumi tjetër, Kurir.rs, thotë se Xhaka u poshtërua në kryeqytet.

“Granit Xhaka u shemb para kamerave pasi u POSHTËRUA në një ndeshje kundër shtetit të rremë të Kosovës”, shkruan Kurir.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit