Mediat kroate zbavitet me sikletin e serbëve për Kosovën, kështu vepruan pas triumfit në Sllovaki

Fitorja e Kosovës po komentohet në gjithë Kontinentin e Vjetër dhe kualifikimin në finalen e Play-off-it, për një biletë në Kampionatin Botëror në futboll.

Media kroate “Tportal” zbavitet me mediat serbe për faktin se këto të fundit shkarravisin secila në formën e tyre nga xhelozia dhe sikleti që një shtet si Kosova ka arritur në kulmin e suksesit deri me tash.

“Kosova arriti një fitore të pabesueshme kundër Sllovakisë në gjysmëfinalen e ndeshjes eliminatore të Kupës së Botës”, shkruan media kroate.

“Kosova e përmbysi rezultatin, kështu që pas 1:0 dhe 2:1 për Sllovakinë, ata morën një epërsi 2:4.

Sllovakia e uli diferencën në 3:4 në minutat e fundit, dhe Kosova arriti në finalen e play-off-it, luajnë kundër Turqisë”, shkruan media kroate.

Media kroate zbavitet me mediat serbe.

“Mediat në Serbinë fqinje e mbuloi ndeshjen duke e quajtur Kosovën një shtet të rremë në artikujt e tyre, dhe ata gjithashtu përdorën ndërtimin e të ashtuquajturës Kosovë”, zbavitet media kroate me serbët.

“Shteti i rremë i Kosovës e ktheu Sllovakinë përmbys në Bratisllavë: Kosova në finalen e play-off! Në Prishtinë, ata do të luftojnë me Turqinë për Kupën e Botës,” është titulli i “Kurir”.

“E ashtuquajtura Kosovë shkon në finalen e play-off të Kupës së Botës, Sllovakia bie në mes të Bratislavës!”, është titulli skandaloz i medias serbe “Blic”.

“Kosova një hap larg Kupës së Botës: Ata e heshtnin Bratisl;avën me katër gola, tani duan të bëjnë histori në Prishtinë”, është titulli i medias serbe ‘Telegraf’.

‘B92’ e titulloi tekstin e saj: “Sensacioni i të ashtuquajturës Kosovë – në Prishtinë po luajnë për një vend në Kupën e Botës”.

Media kroate i ka përmbledhur titujt skandalozë të mediave serbe dhe në fakt është zbavitur me ta.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit