Kosova ishte e pafat në përballjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku pësoi humbje me rezultat 1:0 nga Turqia.
“Ekipi Kombëtar i futbollit Turk e mposhti Kosovën me një gol të vetëm, duke siguruar një vend në Kupën e Botës pas 24 vitesh.
Turqit do të garojnë në Kupën e Botës për herë të tretë në historinë e tyre.
Grupi dhe kundërshtarët e Turqisë në turne janë përcaktuar.
Djemtë tanë siguruan vendin e tyre në turne së bashku me SHBA-në, Kanadanë dhe Meksikën. Ky rezultat përcaktoi edhe grupin tonë të Kupës së Botës”, shkruan media turke “Fanatik”.









