spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

Media kroate befason, kështu mund të kualifikohet Kosova direkt në Kampionatin Botëror, ja çfarë i duhet me Zvicrën!

Jo vetëm Kontinenti i Vjetër është i mahnitur me kombëtaren e Kosovës, me lojën e saj, me fitoren në Lubjanë me rezultat 2:0 ndaj Sllovenisë, në kuadër të Grupit B të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror në futboll.

“Kosova mposht Slloveninë! Nevojitet një mrekulli për t’u kualifikuar direkt në Kupën e Botës”, është titulli i mediumit kroat “Index”.

Media kroate shkruan se për të marrë kreun e tabelës, Kosovës i duhet fitorja me 6 gola dallim.

“Lufta për kualifikim në Kupën e Botës 2026 do të zhvillohet në raundin e fundit të Grupit B, në ndeshjen midis Kosovës dhe Zvicrës.

Këto dy ekipe regjistruan fitore të reja gjatë kësaj të shtune, duke i lejuar zviceranëve të ruajnë vendin e parë dhe një avantazh prej tre pikësh ndaj Kosovës.

Kosova duhet të bëjë një mrekulli ndaj Zvicrës për vendin e parë.

Nëse Kosova dëshiron të ulet në krye dhe kështu të kualifikohet direkt në Kupën e Botës, duhet t’i mposhtë zviceranët deri në gjashtë gola në ndeshjen e tyre kokë më kokë të martën.

Këtë të shtunë, Zvicra mposhti Suedinë 4:1 në Gjenevë, ndërsa Kosova ishte më e mirë se Sllovenia 2-0 në Lubjanë”, shkruan më tej.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit