spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

Media boshnjake habitet me lojtarin e kombëtares së Kosovës: Po rrijnë në derën e tij…

Futbollisti nga Kosova, Fisnik Asllani, po luan me sukses të madh në radhët e Hoffenheimit në Bundesliga I.

Reprezentuesi i Kosovës është në llupën e gjigantëve të Kontinentit të Vjetër.

Asllani ka bërë jehonë edhe në Bosnjë e Hercegovinë, madje edhe shumë lexues boshnjakë komentojnë në forma të ndryshme e duke e komplimentuar lojën dhe shkëlqimin e tij.

Media boshnjake “Sportsport” është e habitur me potencial që ka lojtari i kombëtares së Kosovës.

“Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, mund të bëjë transferimin e jetës në verën e ardhshme. 23-vjeçari ka oferta nga disa gjigantë evropianë”, shkruan media boshnjake.

“Fisnik Asllani po luan në mënyrë fenomenale në fanellën e Hoffenheimit. Ky sulmues 23-vjeçar ka shënuar gjashtë gola e ka dy asistime këtë sezon dhe ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve me lojën e tij.

Interesimi për këtë djalë nga Kosova është i madh. Gjigandët po rrijnë ‘në derën e tij’ dhe po luftojnë për të nënshtruar me të. Ndër të interesuarit janë Bayern, Barcelona, Chelsea, Aston Villa”, shkruan media boshnjake.

“Çmimi aktual i këtij sulmuesi në treg është 18 milionë euro. Megjithatë, Hoffenheim planifikon të fitojë shumë më tepër para nga një transferim i mundshëm.

Nëse vazhdon të luajë shkëlqyeshëm, çmimi i tij do të jetë dukshëm më i lartë deri në fund të sezonit. Klauzola e lirimit është 30 milionë euro, dhe klubi ka njoftuar qartë se dëshiron një shifër në atë rang”, shkruan media boshnjake.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit