Një lexues i Gazetës Kosova ka dërguar sot disa pamje ku shihet një veturë zyrtare e institucioneve të Kosovës, e cila po udhëtonte me shpejtësi të lartë në autostradën e Milotit, në drejtim të Shqipërisë.
Në pamje shihet vetura e zezë me targa kosovare 4Z-358-02, që sipas tij po lëvizte me rreth 160 km/h.
Sipas dëshmitarit, automjeti është parë sot rreth orës 15:00, duke lëvizur me shpejtësi të madhe në zonën e njohur për qarkullim të dendur gjatë fundjavës.
Pasagjerët me veturën zyrtare të shtetit duket se janë nisur për ta parë lojën mes Shqipërisë dhe Anglisë, e cila zhvillohet sonte.






