“Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”/ Dalin pamjet e Gjekmarkajt nga spitali, Berisha sheh nga afër gjendjen e tij

Deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka përfunduar në spital mbrëmjen e sotme, pasi humbi ndjenjat në protestë.

Pak më parë i ka shkuar për vizitë kreu i PD, Sali Berisha, për të parë nga afër gjendjen e tij. Berisha tha se Gjekmarkaj është mirë dhe sot do të qëndrojë nën monitorimin e mjekëve. Po ashtu ka folur dhe vetë deputeti, i cili akuzon policët për dhunë.

“U thashë jam nënkryetar Parlamenti, jam profesor universiteti… As më shikonin fare në sy. Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë“, tregon vetë Gjekmarkaj.

Edhe Berisha akuzoi policët se e kanë dhunuar Gjekmarkaj dhe për pasojë ai humbi ndjenjat. Sipas tij, porosia ka ardhur nga Rama. 

Kriminelët profesionistë e kanë goditur në zona të dhimbshme dhe ai ka humbur ndjenjat. Është rrethuar nga 15 policë, ku 3 janë shefa komisariatesh. Zoti Gjekmarkaj ka qenë target i urdhëruar nga Edi Rama. Shoqëruesi i tij, punonjës Garde, ju ka treguar policëve dokumentin e Gardës, kurse narkobanditët me uniformë e kanë marrë zvarrë. Ata e kanë qëlluar, se ndryshe pse do humbiste ndjenjat ai? Ata e kanë qëlluar dhe kur humbi ndjenjat ai e kuptuan se çfarë bën. Akti është një krim publik i përsëritur. Që të marrësh e të rrëmbesh Agron Gjekmarkaj si protestuesin më agresiv, tallesh me veten tënde. Ka qenë porosi e Edi Ramës, sjellja ndaj tij”, tha Berisha pas daljes nga spitali.  

"Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë"/

Ndërkohë ka reaguar edhe policia. Ajo ka hedhur poshtë akuzat se deputeti Agron Gjekmarkaj është goditur nga efektivët e policisë në momentin që ai ka humbur ndjenjat gjatë tubimit në zonën e “Pallatit me Shigjeta”.

Policia e Shtetit përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën në media të z. Sali Berisha, ku pretendoi se deputeti Agron Gjekmarkaj është goditur nga punonjësit e Policisë. Deputeti Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta. Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këto deklarata dhe, mbi të gjitha, për veprimet e dhunshme të deputetit Flamur Noka, i cili jo vetëm nuk iu bind urdhrit të Policisë për të liruar rrugën, por ka kundërshtuar me dhunë, duke shtyrë, fyer dhe goditur punonjësit e Policisë që ishin në detyrë për të liruar rrugën me qëllim lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve”, tha policia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit