Një vajzë nëntëvjeçare e gjetur e vdekur në Weston-super-Mare është identifikuar, ndërsa një adoleshent është akuzuar për vrasjen e saj.
Shërbimet e emergjencës u thirrën në Lime Close, në qytetin e Somerset-it, në orën 18:09 të së hënës, por vajza u shpall e vdekur në vendngjarje. Policia e Avon dhe Somerset njoftoi se një djalë 15-vjeçar është akuzuar për vrasje dhe se viktima quhet Aria Thorpe, raporton Sky News.
Është kryer një autopsi dhe gjetjet paraprake tregojnë se vdekja ka ardhur si pasojë e një plage të vetme me thikë.






