spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Më thërrisnin ‘p****’ ” – I mbijetuari i dhunës seksuale, tregon arsyet e largimit nga fshati

I mbijetuari i dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, në rrëfimin e parë të ciklit të ri të emisionit Debat Plus në RTV Dukagjini, ekskluzivisht ndau për herë të parë historinë e tij të dhimbshme – jo vetëm për krimin që kishte përjetuar nga forcat serbe, por edhe për traumën që e shoqëroi më vonë nga shoqëria.

Pasi heshti për vite të tëra, ai vendosi ta rrëfejë të vërtetën për të mbrojtur vendin e punës si arsimtar, por rrëfimi i tij u përhap në fshat dhe u kthye në turpërim publik.

“Po se kanë tha pse e lëshoi, edhe jam dëtyru e kam lëshu fshatin, se me thonin p*, e kam lëshu fshatin”, ka thënë ai duke shtuar se u detyrua të shiste gjithçka.

Pas kthimit në shtëpi, pasi ishte dhunuar dy herë seksualisht nga forcat policore serbe, në mesin e djegieve, vuajtjes dhe përqafimeve të fëmijëve, ai vendosi të mos i tregojë askujt çfarë kishte përjetuar.

“Jo, e shoqja, më tha, e çka u ba këta gjak, i thash na kanë rrah, edhe jeta vazhdoi, u ndal lufta, unë arsimtar jam kanë, prapë filluam, por më rroku mua një harresë e madhe”, rrëfen ai.

Drejtori i shkollës i kishte vu re ndryshimin tek arsimtari, pas shumë vitesh, ai vendosi të rrëfejë për herë të parë, vetëm për t’i treguar pse nuk po arrinte më të funksiononte si më parë në punën e tij prej arsimtari.

Por rrëfimi i dhënë në besim nuk mbeti aty.

Drejtori e tregoi arsyen e dorëheqjes edhe jashtë shkollës.

“Drejtori veç qante…tha s’muj me të thanë kurgjë hiq, t’i je që vendosë, mua, tha, më duhet me cek edhe në Ministri, i thash jo mos e cek në Ministri hiq, me vullnet e kam lëshu, kështu me qejf s’e kam lëshu, po më kapi harresa edhe dilsha prej kontakti edhe më vinte me qajtë edhe, tani edhe në fshat e morën vesh aty… Po se kanë tha pse e lëshoi, edhe jam dëtyru e kam lëshu fshatin, se me thonin p*, e kam lëshu fshatin”, ka rrëfyer ai.

Ai i shiti të gjitha dhe u zhvendos në një qytet tjetër, larg nga fytyrat dhe mentaliteti që nuk e pranoi të vërtetën e tij si viktimë.

Vetëm pas kësaj, vendosi t’i tregojë gruas, pastaj edhe djemëve të tij dhe prindërve.

“Po ma mirë ka qenë me vdekë unë se vaj që u ba…Gruaja, nana, baba, të gjithë”, ka rrëfyer ai duke shtuar se gjeti përkrahejn e tyre por se sot jeton i izoluar, pa punë, pa qetësi shpirtërore.

“Jo, po tash unë nuk shkon java pa parë andërr çka më ka ndodhë edhe më tani dy ditë s’mundem me ardhë në veti hiq… Edhe s’kam qejf me dal jashtë hiq”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se jeton i mbyllur në një dhomë, në heshtje dhe dhimbje që nuk janë trajtuar kurrë.

https://youtu.be/qez55o6wPms

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit