“Me shikimin nga rruga…”/ Shënjestër e atentatit në Shkodër, kush është 43-vjeçari dhe si u shpëtoi 27 plumbave

Krimi i ndodhur në Shkodër mëngjesin e sotëm, i cili la dy viktima, e dy të plagosur, mes të lënduarve dhe shënjestra, ka tronditur qytetin.

Çështja, po diskutohet në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, ku gazetari Merin Maçi, ka dhënë detaje mbi profilin e shënjestrës së këtij atentati, por gjithashtu dhe mënyrën se si 43-vjeçari arriti të shpëtojë jetën e tij.

Gazetari shpjegon se shënjestra është një personazh i njohur për autoritetet, pasi është hetuar më herët për gjobvënie. Ai gjithashtu ka kryer dhe 30 ditë paraburgim, lidhur me vrasjen e Arjan Ferracakut, pasi në banesë iu gjetën fishekë.

“Është një emër i njohur për Policinë. Përpara vitit 2018, kohë kur në Shkodër ka pasur një seri ngjarjesh kriminale, ky person është hetuar për gjobvënie. Por, në vitin 2018, kur në Shkodër u realizuan disa ngjarje të rënda kriminale, e mes tyre ishte ajo e Arjan Ferracakut, në këtë qytet, nisi një procedim penal, ku u verifikuan disa anëtarë të grupit kriminal Bajri, mes të cilëve dhe E.V., në banesën e së cilit u sekuestruan fishekë, për të cilat ai kreu rreth 30 ditë burg”, tha Maçi.

Po kështu, 43-vjeçari ka një jetë mes normales dhe asaj të krimit, e kjo për shkak dhe të vëllait të tij, D.Bajroviç, pasi ky i fundit njihet për drejtësinë si një vrasës i grupit kriminal të Bajrave.

“Më pas, ai ka një jetë mes botës së krimit, për shkak të lidhjeve kriminale, qoftë si pjesë e fisit Bajri, por edhe për shkak të vëllait të tij, Denis Bajroviç, një person i cili në sajë të operacionit “Metamorfoza”, u evidentua si një nga vrasësit e këtij gripi, i cili kishte kryer ekzekutimin e Boriçit në 2020”, tha ai.

Por si arriti 43-vjeçari t’u shpëtojë 27 plumbave të vërshuara nga autori? Gazetari sqaron se shënjestra, teksa ishte duke hyrë në lokal, që është poshtë banesës së tij, 43-vjeçari arriti të shohë autorin nga rruga, e më pas u largua me shpejtësi. Viktimat sakaq, ishin të ulur në ambientet e jashtme të lokalit, e ishin me kurriz nga autori, ndaj dhe nuk arritën të shpëtonin plumbave.

“Për t’u kthyer pak tek ngjarja e sotme, se përse ai i shpëtoi këtij atentati. Në momentet që ai është futur në ambientet e lokalit, në pjesën e jashtme ku ndodheshin tre personat e dëmtuar, dy prej të cilëve fatkeqësisht humbën jetën, E.V., ka qenë me shikimin nga pjesa e rrugës dhe ka shquar menjëherë autorin dhe është larguar me shpejtësi. Ndërkohë, dy viktimat ishin me kurriz dhe largimi i tyre ka qenë më i ngadalshëm”, tha gazetari Merin Maçi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit