Dje, përmes një video është parë një profesor nga Rahoveci duke bërë lëvizje me thikë në klasë.
Për këtë rast, ka folur vetë profesori Kujtim Gashi. Ky i fundit ka thënë mes tjerash se video është keqpërdorur.
‘’Dje me është keqpërdorur një video, në të cilën me ka ndodh këtu me një klasë në fund të orës. Një nxënës e ka shpërndarë edhe pa dijen time, meqenëse jam i lirë me nxënësit, pastaj edhe unë e kam shpërndarë në Facebook’un im. E vërteta e kësaj video, ishte fundi i orës, njohuri të fituara përsëritje, dhe pyetje ishte drejtpërdrejt nxënësve duke ditur se unë kam qenë në shkollën e karatesë, dhe me pyeten profesor a din me sjell briskin, po e thamë kështu, po flas në atë shqipen tonë popullore’’, ka thënë ai mes tjerash.









