spot_img
spot_img
Monday, February 2, 2026
spot_img
spot_img

Me prejardhje nga Kosova, i lindur në Beograd, sot shënon gol në Bundesligën gjermane

Reprezentuesi i Luksemburgut, Danel Sinani, i cili ka prejardhje nga Kosova dhe është i lindur në Beograd, ka shënuar gol në Bundesligën gjermane me fanellën e St. Pauli nga Hamburgu.

Sinani realizoi golin nga penalltia në minutën e 32-të, por goli i tij nuk mjaftoi për t’i shmangur humbjen skuadrës së St. Pauli, e cila u mposht nga Augsburgu me rezultat 2:1.

Sinani u paraqit 63 minuta.

Në anën tjetër, për Augsburgun u paraqit si titullar Elvis Rexhbeçaj, i cili kontribuoi në fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij.

Rexhbeçaj u zëvendësua në minutën e 77-të.

Gregoritsch shënoi në minutën e 41-të e 59-tën për Augsburgun dhe Danel Sinani (32′) për St. Paulin

Gjithsesi vetë Danel Sinani para një kohe u ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve me intervistën e dhënë për “Telesport”.

Familja e tij është nga Kosova, por i përket komunitetit goran.

“Prindërit e mi kanë lindur e janë rritur në Dragash (Sharr) të Kosovës, por unë kam lindur në Beograd, ashtu si vëllai im Dejvid.

Është normale që askush nuk më njeh në Shqipëri, sepse nuk jam shqiptar.

E di që të gjithë mendojnë se jam shqiptar, por realisht nuk kam asnjë lidhje me Shqipërinë, jam rritur në Serbi e Luksemburg dhe nuk e di gjuhën shqipe.

Isha 5 vjeç kur u transferuam familjarisht në Luksemburg, ndaj kam 16 vite këtu dhe natyrisht jam i lidhur ngushtë me këtë vend, aq sa luaj edhe për kombëtaren e këtij vendi”, kështu kishte thënë Sinani para tetë viteve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit