Me pranga në duar, gjendet i djegur në një automjet një person, mediat greke: Dyshohet të jetë shqiptar

Një ngjarje e rëndë raportohet në Greqi. Sipas mediave greke është gjetur kufoma e një shtetasi, i lidhur me pranga në sediljen e pasme të një automjeti.

Paraprakisht mësohet se mjeti ishte vjedhur nga një zonë e Athinës në maj dhe kishte targa të falsifikuara. Ka qenë një gjahtar ai që ka zbuluar mjetin e djegur dhe ka njoftuar policinë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur prej të paktën 48 orësh ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.

Sipas raportimeve fillestare të “Kathimerini”, ka dyshime që ky të jetë një shtetas shqiptar i cili ishte zhdukur disa 24 orë më parë.

Personi në fjalë nuk kishte precedentë penalë. Disa ditë më parë, ai ishte larguar nga vendi i tij i banimit për në Vilia, ku nuk mbërriti kurrë. Të afërmit e tij e kishin raportuar zhdukjen e tij, të alarmuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit