Tri ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 69 për qind të tyre.
Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.
Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti (në mes) buzëqesh teksa zyrtarë të partisë së tij duartrokasin gjatë festës së fitores bindëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Prishtinë, 28 dhjetor.
Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur janë numëruar më shumë se dy e treta e votave.
Lëvizja Vetëvendosje:
Albin Kurti 241,107 vota
Glauk Konjufca 187,984 vota
Albulena Haxhiu 98,487 vota
Hekuran Murati 97,558 vota
Donika Gërvalla 87,650 vota
Partia Demokratike e Kosovës
Bedri Hamza 110,117 vota
Arian Tahiri 50,976 vota
Përparim Gruda47,437 vota
Uran Ismaili 37,441 vota
Sala Jashari 34,537 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës
Lumir Abdixhiku 53,458 vota
Hykmete Bajrami 33,594 vota
Ukë Rugova 29,561 vota
Avdullah Hoti 26,288 vota
Doarsa Kica Xhelili 26,040 vota
Lista Serbe
Sllavko Simiq 20,392 vota
Igor Simiq 19,623 vota
Liljana Stefanoviq 19,042 vota
Millan Kostiq 16.170 vota
Nemanja Bishevac 15.805 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Ramush Haradinaj 27,910 vota
Daut Haradinaj 17,224 vota
Besnik Tahiri 16,540 vota
Bekë Berisha 12,174 vota
Agim Çeku 11,287 vota
Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.
Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).
Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo.








