spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Me fanellë të Serbisë, vajza e trajnerit të Shqipërisë sqaron gjithçka

Selektori i Kombëtares shqiptare, Sylvinho është duke i kaluar pushimet me familjen e tij para sfidave të radhës në “play-off” të Kupës së Botës 2026.

Por, trajneri brazilian së fundmi u bë protagonist për diçka tjetër.

Një foto e familjes së tij u bë virale pasi djali i tij u shfaq me fanellën e Serbisë. 

Image

Reagimi i Vajzës

Kjo tërhoqi shumë vëmendje nga tifozët, të cilët menjëherë i shkruan privatisht në rrjete sociale motrës së tij, Tata Mendes, e cila në fakt e postoi foton.

Menjëherë pasuan reagimet, me një pjesë të komentuesve që mendojnë se kjo fanellë ka mundur të sigurohej nga trajneri brazilian në njërën prej dy përballjeve mes Shqipërisë dhe Serbisë në kualifikimet e Botërorit 2026, në Tiranë ose në Leskovc.

Mirëpo, vajza e Sylvinhos e dha një arsye krejt tjetër rreth kësaj fotoje, të cilën e hoqi shumë shpejt, duke e arsyetuar “gafën” e bërë.

“Më vjen vërtet keq. Vëllai im ka studiuar në Milano me një djalë i cili ia ka bërë dhuratë fanellën. Ke të drejt plotësisht dhe nuk ia kisha idenë që kjo fanellë ishte e Serbisë pasi unë sinqerisht nuk e përcjell futbollin.

Tashmë është fshirë fotoja dhe nuk do të ndodhë më në të ardhmen. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkroi ajo, duke iu përgjigjur një komentuesit, i cili e kritikoi për foton, ku shihej vëllai i saj me fanellën e Serbisë të veshur..

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit