Me cilën parti dëshiron të bëjë koalicion? Ja si përgjigjet Gërvalla

Kryetarja e partisë “Guxo”, Donika Gërvalla nuk iu përgjigj pyetjes se me kë do ajo të bëjë koalicion në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ajo u shpreh se nuk i pëlqen të përgjigjet ndaj pyetjeve hipotetike, ndërsa shtoi se beteja është a po përfaqësohet mendimi i sovranit apo jo.

“Unë nuk kam qejf t’u përgjigjem aspak pyetjeve hipotetike. Askush nuk e mohon të drejtën e qytetarit për të votuar kë do qytetari të votojë. Beteja është që të nxjerrim sa më shumë qytetarë, me qëllim që pasqyra të jetë sa më reale edhe sa më e drejtë.

Kjo është beteja e vërtetë, sepse kemi një pjesëmarrje në zgjedhje, në një përqindje të vogël, atëherë gjithmonë mbetet dilema se a është duke u përfaqësuar mendimi i sovranit apo jo?”, tha Gërvalla.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit