spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Më 10 shtator fillon spektakli më i madh televiziv Big Brother Kosova!

Nga 10 Shtatori deri më 15 Dhjetor 2025, sytë e gjithë Kosovës dhe shqiptarëve kudo në botë do të jenë drejtuar kah një shtëpi unike – Shtëpia e Big Brother Kosova.

Brenda saj, dymbëdhjetë persona – të panjohur për njëri-tjetrin – do të ndajnë çdo ditë, çdo emocion dhe çdo sfidë për plot 100 ditë.

Të izoluar plotësisht nga bota jashtë, pa telefona, pa gazeta, pa televizor e pa kontakt me të afërmit – ata do të përballen me realitetin më të papritur që mund ta imagjinoni: jetën nën vëzhgim 24/7 nga miliona sy.

Shtëpia moderne me një sipërfaqe prej 700m², përfshin sallonin, kuzhinën, dhomat e fjetjes, lavanderinë, pishinën dhe oborrin – një arenë ku ndodhin debatet, miqësitë, dashuritë dhe përplasjet që elektrizojnë publikun.

Kush mund të jetë banor?

Çdo shqiptar mbi 19 vjeç, me një histori të pastër dhe pa përfshirje në formate të ngjashme në 5 vitet e fundit, mund të bëhet pjesë e kësaj aventure unike. Pjesëmarrësit kalojnë audicione të rrepta, kontrolla mjekësore dhe trajnime psikologjike – gjithçka për të garantuar përgatitjen e tyre për sfidën më të madhe të jetës!

Big Brother Kosova 2025 nuk është thjesht një spektakël. Është një eksperiment social, një histori e jetuar në kohë reale, një pasqyrë e shpirtit njerëzor nën presion, nën emocion dhe nën syrin gjykues të publikut.

Audicioni zyrtar mbahet më 2 dhe 3 Gusht 2025.

Jeni gati të bëheni dëshmitarë të rrëfimeve më të fuqishme të këtij viti?

Fitues i Big Brother Kosova 2025, do të shpërblehet me 80,000€.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit