Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se do ta pezullojë përkohësisht llogarinë e tyre në Facebook për shkak të mbylljes së qeverisë amerikane.
Ambasada përmes një njoftimi ka bërë të ditur se për shkak të mungesës së fondeve të alokuara, llogaria e tyre në Facebook nuk do të përditësohet.
“Për shkak të mungesës së fondeve të alokuara, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht derisa të rifillojnë operacionet e plota, me përjashtim të informacionit urgjent të sigurisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Gjithashtu është bërë e ditur shërbimet e vizave dhe pasaportave do të vazhdojnë sipas mundësive
“Në këtë kohë, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave në Shtetet e Bashkuara dhe në Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-së jashtë vendit do të vazhdojnë gjatë mungesës së fondeve të alokuara, sipas situatës. Ne nuk do ta përditësojmë këtë llogari derisa të rifillojnë operacionet e plota, me përjashtim të informacionit urgjent të sigurisë. Për informacion mbi shërbimet tona dhe statusin e funksionimit, vizitoni travel.state.gov”.









