Flutura Kusari, ka reaguar në Facebook pasi episodi i mbrëmshëm i emisionit “Logjikonomia” nuk gjendet më në YouTube.
Në reagimin e saj, Kusari shkroi se kjo është shqetësuese.
“Emisioni Logjikonomia qe eshte transmetu mbreme nuk eshte me ne YouTube.
Jam tu provu me marr info çka ka ndiku në mbylljen e kanalit të televizionit në YouTube.
Shumë shqetësuese për besë.”
Kusari tha se është në përpjekje për të marrëinfo se çfarë ka ndodhur.
Reagim pati edhe Berat Buzhala i cili tha se ai episod ishte ‘tragjikisht funny” duke shtuar se në Kosovë nuk të lejohet as humor me bë.
“Mbrame e kqyra në YouTube Logjikonominë, episodin me goma.
Tragjikisht funny ke.
Sot ia paskan mbylle kanalin në YouTube. Wow.
Ku po jetojme? Ne Iran? Nuk lejohet tash as humor me bo me ta a?”, ka shkruar Buzhala në Facebook.






