spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Mbrojtja e Thaçit: Milutinoviqi s’u konsiderua përgjegjës për ngjarjet gjatë luftës në Kosovë, ndërsa Prokuroria e fajëson Thaçin

Avokati i Hashim Thaçit tha se Milan Milutinoviq, presidenti i dikurshëm serb, nuk konsiderohej penalisht përgjegjës për ngjarjet në Kosovë gjatë viteve 1998 dhe 1999.


Luka Misetiq tha se pavarësisht kësaj, Prokuroria e Specializuar në Hagë po thotë se Thaçi ishte përgjegjës.

Ai tha se jurisprudenca e gjykatave dhe tribunaleve ndërkombëtare ka përcaktuar se NATO ndërhyri në Kosovë si përgjigje ndaj një Ndërmarrjeje të Përbashkët Kriminale Serbe, ndërkohë së Prokruroria, siç tha ai, kërkon të konstatohet vetëm që UÇK-ja kishte planifikuar një NPK më herët.

“ZPS-ja po u kërkon juve që pavarësisht se presidenti serb i një shteti të organizuar nuk ka pasur përgjegjësi penale për krimet masive të luftës dhe krimet kundër njerëzimit për shkak se nuk ka pasur kontroll efektiv, duke u bazuar në këtë deduksion iu duhet të konkludoni që udhëheqësi politik i shqiptarëve të Kosovës dhe UÇK-së, një grup i armatosur joshtetëror që kishte ekzistuar vetëm prej disa muajsh, kishte kontroll efektiv dhe ishte penalisht përgjegjës. Ky rezultat do të jetë një padrejtësi ligjore dhe historike”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit