Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R i ka dërguar mesazh urimi presidentes Vjosa Osmani me rastin e 18 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
“Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Lartmadhëria e Tij, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke shprehur urimet e tij më të sinqerta për këtë ditë të rëndësishme për popullin e Kosovës.
Në mesazhin e tij, Lartmadhëria e Tij, Mbreti Carl Gustaf R, ka uruar Presidenten Osmani për prosperitetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.
Tack, Ers Majestät! ”, thuhet në urim.










