Një rast i rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka përdorur një substancë të nxjerrë nga lëkura e një bretkose helmuese, e njohur si “Kambo”.
Viktima, i identifikuar si Kristian Trend, i cili më parë kishte mposhtur kancerin, dyshohet se ka marrë pjesë në një “ceremoni pastrimi” ku është përdorur kjo substancë.
Sipas mediave ndërkombëtare, 40-vjeçari është rrëzuar në apartamentin e tij pas konsumimit të preparatit, ndërsa ndihma mjekësore nuk ka arritur ta shpëtojë.
Substanca “Kambo”, e cila përftohet nga sekrecionet e bretkosës gjigante me gjethe, është e ndaluar në disa shtete për shkak të rrezikshmërisë së saj, por vazhdon të përdoret në disa ceremoni alternative.
Familjarët e tij kanë deklaruar se ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore pas shërimit nga një formë e rrallë e kancerit, ndërsa ende po hetohen rrethanat e sakta të vdekjes.
Autoritetet pritet të publikojnë rezultatet e hetimeve dhe toksikologjisë në ditët në vijim.










