Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, LTM Mohammed bin Salman, zhvilloi në Riad një takim trepalësh mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentit sirian Ahmed al-Sharaa.
Pas takimit, Siria shpalli zyrtarisht njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.
“Arabia Saudite e mirëpret këtë vendim historik të qeverisë siriane”, duke theksuar se “njohja e Kosovës do të forcojë bashkëpunimin dypalësh dhe do të kontribuojë në paqe, stabilitet dhe mirëqenie për të dy popujt”.
“Mbretëria [e Arabisë Saudite] riafirmon përkushtimin e saj për nxitjen e dialogut, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përparimit të përbashkët në mbarë botën”.










