St. Gallen e ka eliminuar Baselin nga Kupa e Zvicrës në futboll.
Minutat e fundit ishin katastrofale për Baselin, i cili u mposht me rezultat 2:1, pas një goli të pësuar në minutat shtesë.
Xherdan Shaqiri, kapiten i skuadrës, u paraqit gjatë gjithë takimit, ndërsa Albian Ajeti luajti deri në minutën e 47-të. Dion Kacurri u aktivizua nga minuta e 57-të për kampionin në fuqi Baselin.
Për St. Gallenin realizuan Balde në minutën e 1-rë dhe Boukhalfa në minutën 90+3, ndërsa golin e vetëm për Baselin e shënoi Koloto në minutën e 65-të.
Me këtë fitore, St. Galleni siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Zvicrës, ndërsa Baseli eliminohet dhe largohet kokulur nga kjo garë.
Për Xherdan Shaqirin dhe bashkëlojtarët e tij kjo ishte një mbrëmje për t’u harruar, pasi përveç eliminimit nga Kupa, Baseli nuk po qëndron mirë as në garën për titullin e kampionit.








