Mblidhet Kryesia e PDK-së, këto vendime u morën

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, me fokus të veçantë përgatitjet për Zgjedhjet e Përgjithshme të 7 qershorit.


Në këtë mbledhje, “kryetari Hamza shprehu mirënjohje edhe për deputetin e deritanishëm, Ferat Shala, i cili ka vendosur të mos jetë më pjesë e garës zgjedhore, duke vlerësuar lart kontributin e tij shumëvjeçar për PDK-në dhe institucionet e vendit. Z. Shala do të vazhdojë të japë kontributin e tij si pjesë e strukturave drejtuese dhe si anëtar i Kryesisë së PDK-së”, thuhet në njoftim.

Në këtë mbledhje u diskutua gjithashtu për mobilizimin e plotë të të gjitha strukturave të partisë për regjistrimin e votuesve dhe përkrahësve të PDK-së në mërgatë, vijon njoftimi.


“Po ashtu, Kryesia vendosi unanimisht që ish-kryetari Memli Krasniqi ta udhëheqë shtabin zgjedhor dhe fushatën e Partisë Demokratike të Kosovës”, vijon njoftimi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit