Mbi një vit e gjysmë pa asnjë gjurmë, ende nuk dihet fati i veteranit të UÇK-së nga Hasi

Kanë kaluar mbi një vit e gjysmë që kur është zhdukur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Hasi, Zylfi Tejeci, për të cilin ende nuk ka asnjë informacion për fatin e tij.

Tejeci ishte zhdukur më 23 janar të vitit të kaluar, ndërsa familja vazhdon të presë përgjigje për vendndodhjen e tij.

Para rreth gjashtë muajsh, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, kishte deklaruar se rasti po vazhdon të hetohet dhe se policia ka ndërmarrë vazhdimisht veprime hetimore.

Së fundmi, djali i tij, Ardian Tejeci, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen dhe shqetësimin për mungesën e përgjigjeve për fatin e babait të tij.

Ai ka theksuar se babai i tij është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka kërkuar që të zbardhet sa më parë e vërteta për zhdukjen e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit