spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Mbi 600 mësimdhënës kanë lënë Kosovën gjatë vitit 2024/25

Një pjesë e madhe e kosovarëve janë duke lënë vendin e tyre për të shkuar në shtetet e Perëndimit.

Në mesin e këtyre qytetarëve janë edhe mësimdhënësit.

Nënkryetari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, ka pohuar se mbi 600 mësimdhënës kanë lënë vendin për të shkuar në Evropë gjatë vitit shkollor 2024/2025.

“Sa i përket çështjes së ikjes, edhe mësimdhënësit, sikurse pjesa tjetër e popullatës, janë duke e lëshuar vendin e punës. Madje, kemi edhe drejtorë shkollash”.

“Nuk kemi shifra të sakta, por numri është mbi 600 që kanë lëshuar vendin për të migruar. Kjo shifër është deri në përfundimin e vitit shkollor 2024/2025. Por tani, gjatë pushimeve, ky numër mund të rritet edhe më shumë”, tha Ymeri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit