Mbi 6 zyrtarë të Mbrojtjes së Afërt, disa me armë të gjata – “eskorta” e fuqishme e Osmanit dhe Abdixhikut në Istog

Ish-presidentja Vjosa Osmani, tashmë deputete e Kuvendit të Kosovës, vazhdon të shoqërohet nga një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve policorë në kuadër të masave të sigurisë që i ofrohen nga shteti. Në një vizitë të fundit në Istog, Osmani dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u panë të shoqëruar nga mbi gjashtë pjesëtarë policie, disa prej të cilëve me armë të gjata.

Në një vizitë të fundit në Istog, Osmani u pa e shoqëruar nga Abdixhiku, ndërsa pranë tyre qëndronin mbi gjashtë zyrtarë policorë.

Vizita u zhvillua gjatë një dite të zakonshme të fundjavës, pa ndonjë ngjarje të raportuar si të jashtëzakonshme. Megjithatë, numri i pjesëtarëve policorë që shoqëronin Osmanin dhe Abdixhikun ishte i konsiderueshëm.

Në mesin e zyrtarëve policorë të pranishëm kishte edhe pjesëtarë të pajisur me armë të gjata, një pamje që zakonisht lidhet me masa të shtuara të sigurisë.

Çështja e përdorimit të resurseve shtetërore për sigurinë e zyrtarëve të lartë është përcjellë edhe me kritika nga opozita, veçanërisht sa i përket përdorimit të automjeteve zyrtare dhe mbrojtjes së afërt.

Megjithatë, në rastin e Osmanit dhe Abdixhikut, të dy tashmë në pozita partiake dhe parlamentare, prania e një numri të madh të zyrtarëve policorë është vërejtur edhe gjatë aktiviteteve jashtë institucioneve.

Ndërkohë, nga Zyra e Presidencës, ditë më parë, për lajmi.net kanë deklaruar se ish-presidentja Osmani vazhdon t’i gëzojë të drejtat që përcaktohen me ligj.

“Ju njoftojmë se ish-Presidentja e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e saj, znj. Vjosa Osmani, gëzon të drejtat e përcaktuara me Ligjin Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, përkatësisht me nenet 18, 19 dhe 20 të këtij ligji, si dhe me Ligjin Nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, përkatësisht nenin 2 të tij”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.

Megjithatë, nga Presidenca nuk janë dhënë detaje konkrete nëse niveli dhe numri i zyrtarëve të Mbrojtjes së Afërt për Osmanin ka mbetur i njëjtë sikurse gjatë kohës kur ajo ishte presidente, apo nëse pas përfundimit të mandatit dhe betimit të saj si deputete është ndryshuar vendimi për masat e sigurisë.

Prania e një numri të madh të pjesëtarëve policorë gjatë vizitës në Istog rikthen kështu çështjen e mënyrës se si përcaktohen masat e sigurisë për ish-presidentët dhe zyrtarët e tjerë të lartë shtetërorë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit