spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Mbi 450 të vrarë në Iran që nga e premtja

Më shumë se 450 persona janë vrarë në Iran që nga e premtja, sipas organizatës jofitimprurëse “Human Rights Activists in Iran” (HRANA), e cila po ndjek nga afër viktimat që nga fillimi i sulmeve ajrore izraelite, raporton BBC.

Sipas të dhënave të HRANA-s, janë vrarë 224 civilë dhe janë plagosur 188 të tjerë. Ndërkohë, 109 pjesëtarë të forcave ushtarake janë vrarë dhe 123 janë plagosur.

Gjithashtu, raportohen edhe 119 persona të vrarë dhe 335 të plagosur, identiteti i të cilëve ende nuk është konfirmuar.

Kjo e çon numrin e përgjithshëm të të vrarëve, sipas HRANA-s, në 452 dhe të plagosurve në 646.

Mediat shtetërore iraniane deri tani kanë qenë të rezervuara në publikimin e shifrave zyrtare, ndërsa kufizimet e shumta në vend e bëjnë të vështirë për gazetarët të verifikojnë në mënyrë të pavarur përmasat reale të konfliktit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit