Mbi 30 plumba të shkrepur në vendngjarje, viktima ishte arrestuar më herët për vrasje- Krejt çka dihet për atentatin e dyfishtë në Lezhë

Një atentat i dyfishtë ka ndodhur ditën e sotme në Balldre të Lezhës, ku mbetën të vrarë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentjana Mujeci.

Makina me të cilën ata po lëviznin u godit më mbi 30 plumba, duke i lënë të vdekur në vendngjarje.

Mësohet se viktima, në tetor të vitit 2017 u arrestua si i dyshuar për vrasjen e shtetasit Genci Mhillaj në Shkodër. 30 vjeç në atë kohë, Mujeci u akuzua për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë Arben Nasufi, kreu i Policisë Lezhë konfirmon se mjeti u godit me breshëri plumbash ndërsa ishte në lëvizje.

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorëve. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit