spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Mbi 1 mln ushtarë të vrarë dhe të plagosur: shifrat që Putini po fsheh nga lufta në Ukrainë!

Për të përshkruar ushtarët rusë të vrarë në Çeçeni, gazetarja legjendare Anna Politkovskaja përdorte një term që në rusisht i referohet mishit për top: “material njerëzor”. Sot, në luftën e përgjakshme në Ukrainë, ky “material” ka kaluar shifrën e një milionëve: 1.099.530 ushtarë të vrarë ose plagosur, sipas përditësimit më të fundit nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Shumica e këtyre humbjeve kanë ndodhur në llogoret e Donbasit, një vendim i Kremlinit për të sakrifikuar breza të tërë pa kthim. Nga ana zyrtare, këto viktima thjesht nuk ekzistojnë. Rusia, njësoj si në konfliktet e kaluara, refuzon të publikojë statistika të detajuara. Realiteti mbulohet nga propaganda dhe nga një sistem që e mohon vdekjen.

Por një dritë mbi këtë errësirë përpiqen ta hedhin mediat e pavarura. Projekti “Mediazona”, në bashkëpunim me BBC në rusisht dhe një rrjet vullnetarësh, ka krijuar një listë emërore të ushtarëve rusë të vrarë, bazuar në burime të hapura dhe të verifikueshme si postimet e familjarëve në rrjetet sociale, raportet e mediave lokale dhe njoftimet e autoriteteve rajonale.

Sipas përllogaritjeve të deritanishme, të paktën 130.150 ushtarë rusë janë vrarë që nga nisja e agresionit ndaj Ukrainës. Një nga mënyrat për të arritur në këtë shifër është analiza e regjistrit kombëtar të trashëgimive. Që nga mesi i vitit 2024, gjykatat ruse kanë marrë me dhjetëra mijëra kërkesa për të shpallur të zhdukur apo të vdekur ushtarë, shumicën e herëve me nismën e Ministrisë së Mbrojtjes, që kërkon të pastrojë listat dhe t’i japë trashëgimtarëve të drejtën për pensione apo prona.

Varre të reja dhe qytete që heshtin

Ndryshe nga Ukraina, ku memorialet dhe varrezat janë publike, Rusia ka mbajtur një ekran të hekurt heshtjeje. Por pas më shumë se tre vitesh luftë, imazhet e para kanë filluar të qarkullojnë. Një video e publikuar nga një banor i qytetit Myski, në rajonin Kemerovo, tregonte rreshta të pafund të varreve të ushtarëve, të gjithë të rinj. “Shikoni çfarë po ndodh këtu,” thotë zëri pas kamerës, i tronditur nga mosha e të vdekurve. “Kur të mësojmë të vërtetën, e gjithë Rusia do të tmerrohet.”

Moska nuk kursen më askënd

Falë të dhënave të Mediazona-s, është bërë e mundur të identifikohen dhjetë rajonet me numrin më të lartë të të vrarëve. Në krye janë Bashkiria, Tataristani (ku prodhohen shumica e dronëve kamikazë rusë), rajoni i Ekaterinburgut dhe vetë Moska, fakt që përgënjeshtron mitin se Rusia rekruton vetëm nga zonat e varfra dhe periferike. Edhe përqindja e oficerëve të vrarë ka rënë ndjeshëm që nga fillimi i luftës: nga 10% në fillim, në vetëm 2-3% deri në nëntor 2024. Kjo pasqyron një ndryshim taktik, ku ushtarët profesionistë po zëvendësohen me këmbësorë të rekrutuar në mënyrë masive dhe me përgatitje minimale.

Nga tanke në këmbë: taktikat e reja ruse

Ekspertët ushtarakë, përfshirë Michael Kofman nga Carnegie Endoëment, kanë vërejtur një ndryshim të madh në qasjen taktike të Rusisë. Në vend të sulmeve masive me kolona të blinduara, të cilat u bënë pre e dronëve ukrainas, trupat ruse tashmë sulmojnë në grupe të vogla, natën ose në agim, duke veshur ponço termike për t’u shmangur radarëve. Objektivi është të depërtojnë në linjat ukrainase pa hyrë në përballje të drejtpërdrejtë.

Kjo taktikë është frymëzuar nga modeli i grupit famëkeq Ëagner. Madje qarkullojnë zëra se ushtria ruse ka krijuar njësi speciale me ushtarë që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme si HIV dhe hepatiti C – duke ndjekur shembullin e njësisë “Umbrella” të Ëagnerit, emëruar sipas një loje kompjuterike. Bashkë me të dënuarit, këta ushtarë janë kthyer në “material njerëzor” të përsëritur: të përdorur dhe të flakur. Në rastin e Rusisë, kjo kategori përfaqëson tashmë grupin e dytë më të madh të viktimave, pas “vullnetarëve”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit