Lahi Brahimaj nga AAK ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar gjatë fushatës, duke bërë të ditur se ka marrë mbi 11 mijë vota.
Ai ka thënë se angazhimi i tij për vendin dhe qytetarët do të vazhdojë edhe më tej.
“Përgjatë fushatës takova shumë aktivistë, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, invalidë e veteranë, nga të cilët mora mbështetje të fuqishme. Me mbi 11.000 vota, besimi qytetar ishte i madh, edhe pse jo i mjaftueshëm për të qenë pjesë e Parlamentit. Ky mbetet një angazhim që vazhdon”, ka deklaruar Brahimaj.











