Kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale të Vushtrrisë, Bahri Behrami, ka marrë një mbështetje të fuqishme nga banorët e lagjeve Avdulli dhe Xhema.
Në një takim të ngrohtë me qytetarët, Behrami u shpreh mirënjohës për pritjen dhe besimin e dhënë, duke theksuar se ky besim është forca që e motivon të punojë edhe më shumë për të mirën e përbashkët.
“Ky takim vëllazëror më dha jo vetëm fjalë zemre, por edhe përkrahje dhe besim. Ky besim është energjia ime për të vazhduar me punë dhe angazhim në shërbim të secilit prej jush. Bashkë për Vushtrrinë ma mirë!”, ka theksuar Behrami.

Behrami garon me numrin 16 në listën e PDK-së për Asamblenë Komunale, ndërsa fushata e tij po shoqërohet me një mbështetje të gjerë nga qytetarët.









