Gjenerali i njohur dhe kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka zhvilluar sot një takim me qytetarë dhe aktivistë në Junik, ku ka marrë mbështetje të gjerë për kandidaturën e tij.
Përmes një postimi, Brahimaj ka shprehur falënderimin e tij për qytetarët e pranishëm, duke theksuar angazhimin dhe përkrahjen e treguar gjatë takimit. “Sonte, së bashku me shumë qytetarë aktivistë në Junik. Faleminderit për mbështetjen!”, ka shkruar ai.
Në postim janë theksuar edhe numrat zgjedhorë 129 dhe 90, ku numri 90 i përket kandidaturës së tij në listën e AAK-së për zgjedhjet parlamentare.
Takimi në Junik vlerësohet si pjesë e aktiviteteve elektorale të AAK-së, e cila po vazhdon fushatën në qytete të ndryshme të vendit, me fokus në mobilizimin e strukturave dhe mbështetjen qytetare.










