Kandidati për deputet nga Koalicioni AAK-Nisman-Formuni Intelektual E30, Lahi Brahimaj ka marrë pjesë në tubimin elektoral masiv në Rahovec.
“Rahoveci dëshmoi edhe një herë forcën e pathyeshme të vullnetit qytetar! Energjia e jashtëzakonshme e mijëra qytetarëve të mbledhur sonte në Malësinë e Vogël, konfirmoi vendosmërinë për një Kosovë Fituese”, ka shkruar 90-shi i AAK-së.
“Me këtë mobilizim historik, Rahoveci po dërgon mesazhin e qartë se ka ardhur koha për rimëkëmbje ekonomike dhe zhvillim të hovshëm. Bashkë me fermerët, vreshtarët dhe ndërmarrësit e Rahovecit, do të realizojmë potencialin e plotë të kësaj zone të bekuar”, tha tutje ai.








