spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Mbape shkruan historinë në Madrid, francezi realizon në 7 kompeticione të ndryshme

Ylli francez, i cili shënoi një gol mahnitës kundër Dortmundit në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara, tani mund të mburret se është bërë lojtari i parë i Realit të Madridit që shënon në shtatë kompeticione të ndryshme në një sezon të vetëm.

Megjithatë, duhet thënë se Madridi nuk ka pasur kurrë mundësinë të garojë në kaq shumë turne brenda një sezoni të vetëm. Vetëm lojtarët aktualë në skuadrën e Realit mund të aspirojnë për një sukses të tillë, por vetëm Mbape e ka arritur atë.

44 gola – Në këtë sezon të pafund dhe të lodhshëm, numri 9 i Madridit ka shënuar tashmë 44 gola në 58 ndeshje zyrtare për “Los Blancos”. Një numër që mund të rritet në duelin gjysmëfinal të mërkurën, më 9 korrik, kundër PSG-së, ndaj të cilës do të përballet për herë të parë me fanelën e bardhë në një ndeshje zyrtare dhe më tej në një finale hipotetike kundër fituesit të përballjes së kësaj të marte midis ekipit brazilian Fluminense dhe Çelsit.

Rikthimi – Pak nga pak, Mbape po bën përparim fizik pasi vuajti nga gastroenteriti akut që e detyroi të shtrohej në spital, por Çabi Alonso ka vazhduar të ruajë përkushtimin e tij ndaj të riut Gonzalo Garsia.

Produkti i të rinjve është zbulimi i Kupës së Botës për Klube. Me golin e tij kundër Dortmundit, ai hyri në grupin e lojtarëve që kryesojnë listën e golashënuesve me katër gola dhe është dy ndeshje larg arritjes së një ëndrre që ndoshta as nuk e kishte menduar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit