Mbajti fjalim kundër UÇK’së në Rahovec, arrestohet përfaqësuesi i të ashtuquajturës ‘‘Zyrë për Kosovën’’

Igor Popoviq, i cili është ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë’’ në Serbi, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Arrestimi i tij erdhi pasi që i njëjti, gjatë një fjalimi të mbajtur sot në Rahovec, ka përdorur gjuhë të ashpër kundër UÇK-së.

‘‘Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe”, ka mbajtur sot një fjalim në Rahovec, gjatë të cilit ka përdorur gjuhë të ashpër kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar atë si organizatë terroriste. Me deklarimet e tij, ai ka nxitur urrejtje dhe përçarje ndëretnike në Kosovë’’, kanë thënë ai.

Pos kësaj, është deklaruar se pritet që Popoviq do të dëbohet nga Kosova

‘’Pas deklarimit të rastit nga ana e Institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës, tani ai është arrestu nga PK dhe do të dëbohet nga Kosova dhe do t’i ndalohet hyrja ne Kosovë’’.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit