“Maska, paruke dhe antiplumb”, si në 2023-shin policia gjeti armatim në banesën e Gilës pas denoncimit të kunatës

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje edhe me arrestimin e autorit të masakrës në Shkodër, Ragip Gila në vitin 2023.

Lala u shpreh se në banesën e Gilës në 2023 janë gjetur një sërë sendesh të paligjshme si armë, paruke, jelekë antiplumb etj. Armët janë gjendur, pas denoncimit në polici nga kunata. Kjo e fundit kishte ikur nga banesa bashkë me bashkëshortin e saj, duke thënë në komisariat se ndihej e kërcënuar nga Ragip Gila.

“Ragip Gila është arrestuar më 2023. Kunata në atë kohë e tij largohet nga banesa, bashkë me vëllanë e Ragipit. Kunata kishte ikur nga shtëpia, sepse ka thënë në polici se ndihet e kërcënuar, pasi në banesë kishte armë dhe aty u gjetën armë, paruke, gjenden jelekë antiplumb etj.

Liridon Kraja është dhëndër i familjes Brajoviç vërtetë, por nuk del të jetë implikuar në krime. Armando Pali nuk ka qenë kontigjent i botës së krimit. Erogen Brajoviç kur është qëlluar, është ulur në mes të lokalit dhe nuk ka lëvizur derisa autori është larguar. Autori ka thënë në polici se do e qëlloja Erogen Brajoviçin në kokë, por ka menduar se e ka vrarë”, tha ai në emisionin ‘Log.’ në ‘News24’.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit