spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Masakroi gruan, shqiptari i shtruar në spitalin psikiatrik dy muaj më parë; i dyshuar edhe për organizatë kriminale

Autori i dyshuar i krimit, 40-vjeçari është akuzuar në të kaluarën, për organizatë kriminale, si dhe shkelje të ligjeve për drogën, ndërsa më 28 qershor 2025, ai ishte transferuar me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, teksa u shtrua në spital…

Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi i rëndë, ku një shqiptar i identifikuar si Pandeli Nakoleci, 40 vjeç, ka therur me një mjet prerës bashkëshorten e tij, Marjola, 36 vjeçe. Krimi i rëndë ka ndodhur në rrugën Konstanta në Volos.

Nakoleci qëlloi bashkëshorten e tij, me të cilën kishin 4 fëmijë, me një mjet që përdoret për gatimet në zgarë, teksa e ka qëlluar në qafë dhe kurriz, duke i shkaktuar plagë të shumta. Viktima ka humbur jetën si pasojë e gjakderdhjes, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e burrit vrasës.

Masakroi gruan, shqiptari i shtruar në spitalin psikiatrik dy muaj më

Në një njoftim zyrtar të Policisë greke thuhet se më 22 gusht, një grua e huaj 36-vjeçare, u gjet e qëlluar për vdekje në hyrje të një pallati në Volos.

Burri i saj 40-vjeçar është në kërkim për këtë rast. Një hetim paraprak po kryhet nga Nëndrejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Volos, e cila urdhëroi kryerjen e një autopsie.

Hetimi deri më tani nuk ka zbuluar një histori dhune në familje.

Masakroi gruan, shqiptari i shtruar në spitalin psikiatrik dy muaj më

Autori i dyshuar i krimit, 40-vjeçari është akuzuar në të kaluarën, për organizatë kriminale, si dhe shkelje të ligjeve për drogën, ndërsa më 28-06-2025, ai ishte transferuar me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, teksa u shtrua në spital, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë greke.

Masakroi gruan, shqiptari i shtruar në spitalin psikiatrik dy muaj më

Sherri ndodhi brenda shtëpisë dhe burri e sulmoi gruan 36-vjeçare me thikë. Ajo vrapoi duke tentuar të largohet nga apartamenti në katin e parë ku jeton familja. Ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Më pas, gruaja u rrëzua, ndërsa dyshemeja u mbulua me gjak. Autori u largua nga vendi i ngjarjes me vrap.

Sipas burimeve nga spitali, plagët në trupin e 36-vjeçares raportohet se nuk kanë qenë fatale.

Masakroi gruan, shqiptari i shtruar në spitalin psikiatrik dy muaj më

Sipas informacioneve, pak para orës 11:00, vajza e çiftit telefonoi Qendrën e Reagimit ndaj Emergjencave duke kërkuar ndihmë dhe duke thënë se babai i saj e kishte therur nënën e saj në apartamentin e familjes në rrugën Konstanta.

Oficerët e policisë që nxituan në vendngjarje gjetën trupin e pajetë të gruas në hyrje të pallatit, me lëndime në qafë dhe brinjë.

Masakroi gruan, shqiptari i shtruar në spitalin psikiatrik dy muaj më

Pranë saj ishin tre fëmijë të familjes, dy vajza të moshës 16 dhe 6 vjeç dhe një djalë 13 vjeç. Sipas dëshmive të tyre, prindërit kishin debatuar intensivisht që nga mëngjesi.

Krimi i rëndë ka shkaktuar trishtim në të gjithë Volosin.

Nakoleci, i cili merrej me ndërtim, i njohur për varësinë e tij nga droga, i mori jetën gruas para fëmijëve të tyre, të moshës 5 deri në 18 vjeç.

Masakroi gruan, shqiptari i shtruar në spitalin psikiatrik dy muaj më

Vajza e madhe duke folur për krimin tha se prindërit e saj kishin debate të shpeshta. Këtë mëngjes, ndërsa e gjithë familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër debat, 40-vjeçari me siguri ka marrë një mjet që përdoret për pjekje dhe e ka goditur gruan në qafë dhe shpinë.

“Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre, e cila zbuloi se babai i saj ishte xheloz dhe për një kohë e ëma e kishte larguar nga shtëpia.

Masakroi gruan, shqiptari i shtruar në spitalin psikiatrik dy muaj më

Imazhi që panë fëmijët e çiftit ishte i tmerrshëm, njëri prej tyre, në gjendje shoku, thuhet se i pëshpëriti policisë: “E pashë babin duke e goditur mamin me thikë”.

Masakroi gruan, shqiptari i shtruar në spitalin psikiatrik dy muaj më

Komuniteti vendas po i ndjek zhvillimet i tronditur. Askush nuk e priste që familja të zhytej në një tragjedi të tillë, pasi nuk kishte pasur histori dhune në familje në të kaluarën. Megjithatë, informacionet tregojnë gjithashtu se 40-vjeçari ishte përdorues droge dhe kishte tentuar t’i jepte fund jetës vetëm qershorin e kaluar. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit