Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka deklaruar se Kosova ka humbur një pjesë të sovranitetit të saj.
Deputeti tha se humbja e sovranitetit erdhi si pasojë, siç tha ai, e Marrëveshjes së Ohrit, dhe “lëshimit pe të Albin Kurtit”.
“Praktikisht, Albin Kurti na i solli masat e BE-së, atë ditë që pranoi masat, ose pranoi Marrëveshjen e Ohrit, autonominë apo vetmenaxhimin e ish-Zajednicës. Asnjëherë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur një marrëveshje më e dëmshme. Kjo krijoi një narrativë të brendshme se Albini nuk po lëshon pe, që Albini nuk po nin për askënd, Albini është patriot. Dhe tani ku globi po ndizet, Albini lëshoi pe, Albini pranoi një pjesë të sovranitetit me shkëmby me kompromisin për heqjen e masave”, tha Shala.









