spot_img
spot_img
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

“Marrëdhënia me Klodin më ka dëmtuar”, Eljona habit me deklaratën: Nuk krenohem

Deklarata e Elijonës për marrëdhënien me Klodin ishte një nga momentet më të komentuara të spektaklit të së hënës në “Big Brother VIP Kosova”.

E pyetur drejtpërdrejt nëse lidhja me Klodin e ka ndihmuar apo dëmtuar në lojë, ajo u shpreh se nuk do ta konsideronte sukses personal nëse do të arrinte në finale për shkak të këtij raporti.

“Nuk krenohem nëse pëlqimi ndaj Klodit më ka çuar në finale. Pëlqimi ka rrjedhur natyrshëm”, deklaroi Elijona, duke theksuar se ndjenjat e saj nuk kanë qenë pjesë e një strategjie.

Ajo pranoi se marrëdhënia ka pasur edhe ndikim negativ në eksperiencën e saj brenda shtëpisë.

“Mendoj se më ka dëmtuar deri diku, por kam mësuar edhe nga kjo marrëdhënie. Brenda besoj që më ka bërë dëm”, u shpreh banorja, duke reflektuar mbi pasojat që kjo lidhje ka pasur në lojë dhe në perceptimin e publikut.

Deklarata erdhi gjatë segmentit “Darka e të Nominuarve”, ku banorët u përballën me klipe dhe pyetje mbi rrugëtimin e tyre në shtëpi, në një mbrëmje të mbushur me emocione dhe tension, ndërsa gara drejt finales po bëhet gjithnjë e më e fortë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit