Gazetari Nehat Shaqiri ka reaguar ashpër pas dështimit të radhës në Kuvendin e Kosovës, duke akuzuar klasën politike për papërgjegjësi totale ndaj qytetarëve dhe për kapjen e shtetit nga interesa klanore, partiake dhe personale.
Ai shton se qytetari i zakonshëm është lënë në harresë totale, ndërsa politika vazhdon të luajë lojëra të pështira me fatin e vendit.
“Interesat për pushtet, interesat klanore, partiake… nga gjithë spektri politik e kanë kap këtë vend. S’po shohin qytetarin, por kush të përfitoj më shumë pë veti, klanin e tyre, partinë ku janë e pastaj e lëshojnë naj ‘klithmë’ për qytetarët dhe votuesin e tyre! Marre, turp! Duhet Kosova me i bojkotu zgjedhjet, kjo është e vetmja zgjidhje!”, ka shkruar Shaqiri në postimin e tij në Facebook.
Reagimi i gazetarit Shaqiri vjen pas një tjetër dështimi të seancës së Kuvendit të Kosovës, që për shumë qytetarë po shndërrohet në simbol të krizës së thellë të përfaqësimit dhe funksionimit demokratik në vend.






