Disa nxënës dyshohet se janë helmuar në Vitomiricë të Pejës.
Rasti është konfirmuar fillimisht nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se se mbrëmë është njoftuar policia rreth rastit që ka ngjarë të hënën rreth orës 10 të mëngjesit.
Drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës, Naser Gega, konfirmoi se janë rreth 40 nxënës që janë helmuar.
“Po, në shkollën “7 Shtatori” në Vitomiricë ka ndodhur helmimi i rreth 40 nxënësve, derisa ngjarja ka ndodhur dje (21 tetor). Në total ankesa të nxënësve ka pasur diku 30-40″, tha ai.
“Kanë pasur marramendje, dhembje barku dhe të vjella, por sipas të gjitha gjasave ka qenë një helmim i lehtë”.
Drejtori i Arsimit në Pejë shtoi se: “Vetëm shtatë nga këta të gjithë kanë kërkuar trajtim në ambulancën e Vitomiricës. Mësimi është kthyer në normalitet”, potencoi Gega.









