spot_img
spot_img
Saturday, February 7, 2026
spot_img
spot_img

Marihuana mjekësore nën llupë: A ndihmon vërtet kundër dhimbjes, artritit dhe Parkinsonit?

Shpresë apo iluzion? Marihuana mjekësore përballë provave shkencore

Barnat me bazë kanabisi po bëhen gjithnjë e më popullore në disa pjesë të botës. Ato përdoren për lehtësimin e dhimbjes, simptomave të sëmundjes së Parkinsonit, artritit, ankthit dhe pagjumësisë. Megjithëse pothuajse 9 nga 10 të rritur amerikanë mbështesin përdorimin e barnave me bazë kanabisi, hulumtimet më të fundit tregojnë se këto barna nuk ofrojnë asgjë më shumë sesa efektin placebo. Njëkohësisht, theksohet se marihuana mjekësore mund të ketë edhe efekte të shumta anësore të padëshiruara.

Disa studime tregojnë se adoleshentët që përdorin kanabis me përqindje të lartë përbërësish aktivë kanë më shpesh simptoma psikotike dhe rrezik më të madh për zhvillimin e çrregullimit të ankthit të përgjithësuar.

Kanabisi dhe dhimbja kronike neuropatike

Një rishikim i përditësuar shkencor tregon se nuk ekzistojnë prova të qarta se barnat me bazë kanabisi mund të lehtësojnë simptomat e dhimbjes kronike neuropatike. Dhimbja kronike neuropatike është pasojë e dëmtimit të nervave.

Kjo dhimbje zakonisht shfaqet në formën e:

  • ndjesisë së shpimit
  • djegies
  • pickimit
  • ndjesisë së ftohtësisë
  • “goditjes elektrike”
  • ose mpirjes së një pjese të trupit

Barnat ekzistuese ndihmojnë vetëm një numër të vogël pacientësh, prandaj është rritur interesimi për terapi alternative, siç janë barnat me bazë kanabisi.

Barnat me bazë kanabisi mund të jenë marihuanë bimore ose përbërës të izoluar të bimës së kanabisit, si tetrahidrokanabinoli (THC). Ato mund të përdoren përmes inhalimit, spërkatësve oralë, tabletave, kremrave dhe flasterëve që vendosen në lëkurë.

Një studim i ri përforcon më tej provat se përfitimet e marihuanës mjekësore për dhimbjen kronike shpesh janë të mbivlerësuara. Edhe pse shumë persona mbështeten te kanabisi për lehtësimin e dhimbjes, studimi thekson se kjo përdorim nuk bazohet në prova të forta shkencore. Gjetjet më të fundit tregojnë se barnat me bazë kanabisi nuk ofrojnë më shumë sesa efekt placebo.

Analiza e tri llojeve të produkteve

Një rishikim i 21 studimeve klinike, me pjesëmarrjen e më shumë se 2.100 të rriturve, krahasoi efektin e marihuanës mjekësore dhe placebos në dhimbjen kronike neuropatike.

U analizuan tri lloje produktesh:

  • produkte që përmbajnë THC (përbërësi psikoaktiv i marihuanës)
  • produkte me CBD (përbërës që nuk shkakton efekt psikoaktiv)
  • produkte të kombinuara THC/CBD

U konstatua se asnjë nga këto tri kategori produktesh nuk e uli dhimbjen më shumë sesa placeboja.

Gjithashtu theksohet se marihuana mjekësore mund të ofrojë një farë lehtësimi subjektiv, por rreziqet e produkteve me THC, CBD dhe atyre të kombinuara mund të tejkalojnë përfitimet e mundshme.

Personat që përdorën produkte me THC raportuan më shpesh efekte anësore, si marramendje, përgjumje, për shkak të të cilave disa pacientë u tërhoqën nga studimet.

Prova të dobëta dhe të pamjaftueshme

Ky studim lidhet me një rishikim nga viti 2025, i cili përfshiu më shumë se 2.500 studime dhe arriti në përfundimin se nuk ka prova të mjaftueshme për vetitë e supozuara shëruese universale të marihuanës për shumicën e gjendjeve shëndetësore.

Provat që marihuana mjekësore ndihmon në:

  • pagjumësi
  • ankth
  • çrregullim post-traumatik
  • sëmundjen e Parkinsonit
  • artrit reumatoid

janë vlerësuar si të dobëta, të kufizuara ose të pamjaftueshme.

Te cilët pacientë mund të ndihmojë

Megjithatë, vihet re se kanabisi mund të ofrojë lehtësim real të të përzierave të shkaktuara nga kimioterapia, si dhe të ndihmojë në rritjen e peshës trupore te pacientët me HIV/AIDS që vuajnë nga humbja e oreksit. Specialistët theksojnë se nevojiten studime shtesë për të vlerësuar përdorimin e kanabisit në lehtësimin e dhimbjes.

“Cilësia e studimeve aktuale është përgjithësisht shumë e ulët për të nxjerrë përfundime të forta. Nevojiten studime më të mëdha dhe të dizajnuara mirë, si dhe trajtime që zgjasin të paktën 12 javë. Në studime duhet të përfshihen edhe persona me sëmundje fizike dhe mendore, në mënyrë që të kuptojmë plotësisht përfitimet dhe mangësitë e barnave me bazë kanabisi”, ka deklaruar autori kryesor i rishikimit më të fundit, Winfried Häuser. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit