spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

Marco Rubio për Sekretar të Shtetit, e thotë edhe ish-bashkëpuntori i Grenellit në Administratën Trump I

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, po përgatit ekipin e tij me të cilin do të drejtojë Amerikën për katër vitet e ardhshme. Pozita më e përfolur ka qenë ajo e Sekretarit të Shtetit për të cilën kanë qarkulluar emra të ndryshëm në media, përfshirë edhe atë të Richard Grenell.

Megjithatë duket se ish-emisari i Trump s’është përzgjedhur për një prej posteve më të larta në Administratë dhe Marko Rubio me shumë gjasë do të jetë pasuesi i Antony Blinken.

Për këtë ka shkruar edhe një prej njerëzve që ka punuar gjatë administratës Trump si këshilltar për Siguri Konbëtare dhe ka qenë bashkëpunëtor i Richard Grenell.

Robert O’Brien në profilin e tij në “X” ka thënë se Trump po mbledh të gjithë yjet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në ekip. O’Brien ka përmendur Elise Stefanik që është përzgjedhur për Përfaqësuese në Kombet e Bashkuara, Marco Rubion për Sekretar Shteti dhe Michael Waltz për Këshilltar për Siguri Kombëtare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit