Maqedonci shpreh ngushëllime për vdekjen e 20 ushtarëve turq

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 20 ushtarakeve që humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak mallrash pranë kufirit Azerbajxhan-Gjeorgji.

Maqedonci u ka uruar bekime të gjithë ushtarëve të Kosovës dhe Turqisë për mbrojtjen e vendeve të tyre dhe të paqes.

“Në këtë rast fatkeqësie, bashkëndjejmë dhembjen me miqtë tanë turq për rrëzimin e një avioni ushtarak transportues C-130, të Forcave të Armatosura Turke, që po fluturonte nga Azerbajxhani në drejtim të Turqisë. U shprehë ngushëllimet e mia për të gjitha humbjet e pësuara nga ky aksident, Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler si dhe autoriteteve turke. Qofshin të bekuar të gjithë ushtarët e Kosovës dhe të Turqisë, në misionet e tyre fisnike për mbrojtjen e vendeve të tyre dhe të paqes”, ka shkruar Maqedonci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit