spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Maqedonci: Intervenimi i NATO-s i dha fund spastrimit etnik në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka shkruar për përvjetorin e 26-të të fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Maqedonci përmes një postimi të shkruar në rrjetin social ‘Facebook’, ka theksuar se intervenimi i NATO-s, ishte e vetmja formë që arriti t’i jepte fund spastrimit etnik të Kosovës, të ndërpriste vrasjet e fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve.

Ai falënderoi liderët botërorë dhe shtetet që përdorën diplomacinë për të shpëtuar njerëzimin dhe riafirmoi angazhimin e Kosovës për të forcuar bashkëpunimin dhe për të iu bashkuar NATO-s.

Po ashtu, ai theksoi se Kosova është e përkushtuar të thellojë bashkëpunimin dhe angazhimin për t’iu bashkuar NATO-s.

“24 marsi i vitit 1999 shënoi një momentum të ri për Kosovën dhe përpjekjen e saj për liri dhe shtet të pavarur. Lufta e UÇK-së dhe Intervenimi i NATO-s, 26 vite më parë, ishte e vetmja formë që arriti t’i jepte fund spastrimit etnik të Kosovës, të ndërpriste vrasjet e fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve, dhunimet sistematike, përndjekjet, djegiet e dëbimet me dhunë dhe me focë, prandaj 24 marsi është rreshtim jo vetëm me popullin e Kosovën por rreshtim edhe me anën e duhur të historisë së njerëzimit si veprim në mbështetje të vlerave të civilizimit perëndimor, paqes, lirisë dhe demokracisë. Përmes këtij intervenimi NATO përmbushi qëllimin e ekzistencës si aleancë. U jemi mirënjohës gjithmonë liderëve botëror dhe shteteve të përfshira të cilët përdorën diplomacinë për të shpëtuar njerëzimin. Si Aleanca më e qëndrueshme dhe më e suksesshme në histori, Kosova është e përkushtuar të thellojë bashkëpunimin dhe angazhimin për t’iu bashkuar NATO-s”, ka shkruar Maqedonci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit