spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Manipulimi me vota: Prokuroria urdhëron intervistimin e kryesuesve në Ferizaj e Han të Elezit dhe komisionerëve në Shtime

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka nisur hetime lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave gjatë procesit të numërimit në disa komuna të rajonit.

Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial, më 22 janar 2026 është autorizuar Policia e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për manipulime të dyshuara të votave për kandidatë për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me qëllim sigurimin e provave dhe identifikimin e personave përgjegjës në komunat që janë në kompetencë territoriale të kësaj prokurorie.

Pas veprimeve hetimore dhe takimeve koordinuese mes Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, si dhe pas raportit të pranuar nga autoritetet policore, Prokuroria ka bërë të ditura gjetjet për komunat përkatëse.

Në komunën e Ferizajt, sipas raporteve që përfshijnë 153 vendvotime, keqpërdorimet me vota kanë rezultuar të jenë në një përqindje të ulët. Konkretisht, nga 153 vendvotime, vetëm një kandidat në të gjitha qendrat ka pasur shtim prej shtatë votash, ndërsa për kandidatët e tjerë shtimi ka rezultuar nga një deri në tre vota.

Në komunën e Hanit të Elezit, përqindja e manipulimeve është po ashtu e ulët dhe e krahasueshme me atë të Ferizajt.

Ndërkaq, në komunën e Shtimes janë evidentuar manipulime në tri qendra të votimit, me një përqindje pak më të lartë, ku rezulton një numër më i madh i shtimit të votave për tre kandidatë, prej dhjetë deri në dyzet e pesë vota.


Lidhur me këto manipulime, është autorizuar Policia e Kosovës që të intervistojë kryesuesit e qendrave të numërimit për komunat e Ferizajt dhe Hanit të Elezit, ndërsa në komunën e Shtimes do të intervistohen komisionerët dhe kryesuesit në cilësinë e të dyshuarve.

Sa i përket komunave të Kaçanikut dhe Shtërpcës, Prokuroria ka bërë të ditur se është ende në pritje të raporteve përfundimtare nga Policia e Kosovës.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka theksuar se do të vazhdojë hetimet në procedurë të rregullt deri në intervistimin e të gjithë të dyshuarve, përveç nëse paraqiten rrethana të tjera që kërkojnë veprime shtesë hetimore.

Në fund të njoftimit, Prokuroria ka theksuar se mbetet e angazhuar për mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe se do të hetojë çdo rast të dyshuar me qëllim ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit