spot_img
spot_img
Saturday, February 7, 2026
spot_img
spot_img

Manipulimet me vota, Bekim Haxhiu: S’ka demokraci me metoda staliniste

Bekim Haxhiu, kandidat për deputet i PDK në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka reaguar pas shpërfaqjes së manipulimeve në votat për deputetë.

Haxhiu ka shkruar se nuk ka demokraci me metoda staliniste.

Postimi i plotë:

Nuk ka demokraci me metoda staliniste. Stalini kishte deklaruar: “Nuk ka rëndësi kush voton, por kush i numëron votat.”
Kjo u bë realitet në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Ndërhyrja në numërimin e votave është krim i rëndë kundër demokracisë.
Çdo person që ka manipuluar vullnetin e qytetarëve duhet të mbajë përgjegjësi të plotë ligjore.

Përgjegjësia fillon nga lart:
–Presidentja, që caktoi zgjedhjet në ditë festash, për t’i shërbyer Kurtit, duke kufizuar monitorimin vendor dhe ndërkombëtar të procesit zgjedhor.
– KQZ, që pranoi dhe numëroi vota jashtë afatit ligjor,
– Numëruesit që devijuan drejtpërdrejt vullnetin e qytetarëve.

Asnjë institucion dhe asnjë individ nuk duhet t’i shpëtojë llogaridhënies.

Deputetët e zgjedhur me vota të manipuluara nuk kanë legjitimitet.

Vota e lirë është e shenjtë.
Demokracia nuk negociohet.

Procesi zgjedhor është dhunuar.
Votat janë manipuluar dhe vjedhur nga numëruesit, ndërsa votat me postë janë pranuar nga KQZ në kundërshtim të hapur me Ligjin e Zgjedhjeve.

Rinumërimi total mund të korrigjojë vetëm pjesërisht dëmin. Për sa kohë që në rezultat përfshihen vota të pranuara jashtë afatit ligjor, integriteti i zgjedhjeve mbetet i cenuar dhe rezultati i komprometuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit