Mandatimi i Kurtit, Osmani: Uroj që Kosova sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar sukses kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në formimin e Qeverisë së re.

Pas dekretimit të Kurtit si mandatar, Osmani ka shprehur shpresën që Kosova sa më shpejt të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues.

Në profilin e saj në Facebook, presidentja ka shkruar se uron që në qeverinë e re të merren vendime për të mirën e vendit dhe të gjithë qytetarëve.

“Sot, në përputhje me kompetencat kushtetuese, kam mandatuar Kryeministrin në detyrë, z. Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Uroj që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues, ku do të merren vendime për të mirën e vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit